Zbulohet se me çfarë u sulmua policia në Vaun e Dejës

Këto janë molotovët artizanalë të hedhur dy ditë më parë në drejtim të forcave të policisë në KZAZ nr. 6, në Bashkinë e Vaut të Dejës.

Sipas policisë, hedhja e tyre lëndoi 3 efektivë, ndërsa për ngjarjen u shoqëruan 15 persona. Mes tyre është edhe kryetari bashkisë, Zef Hila.

Mësohet se ai u paraqit në prani të avokatit këtë të shtunë në Drejtorinë e Policisë së Shkodrës lidhur me ngjarjen. Hila tha para hetuesve se ai nuk ka kryer veprime të kundraligjshme ndaj KZAZ-së apo efektivëve, ndryshe nga sa pretendon policia.

Nga ana tjetër, burimet thanë se ai do të ndiqet penalisht në gjendje të lirë.

Shkarkoni aplikacionin e A2