30 qershori në Kavajë, qytetarët më të shumtë në plazh se sa në votime

E dielë 30 qershor, ditë zgjedhjesh lokale, por edhe piku i sezonit verior. Qytetarët e Kavajës kanë qenë të dyzuar këtë të dielë mes votimeve dhe plazhit. E ndërsa procesi i votimit ka shkuar qetësisht, jo të paktë kanë qenë qytetarët e Kavajës që kanë zgjedhur plazhin.

 Për disa prej tyre 30 qershori ishte dite pushimi, për disa të tjerë ditë votimi, por pas plazhit.

“E mirë ishte që të kishim mundësi zgjedhje, por meqë nuk kemi, për të mbrojtur të drejtën e votës do të votojmë”, thotë një pushues.

“Zgjedhjet janë te jashtëligjshme, preferoj të rri këtu me pushime”, thotë një tjetër.

Shkarkoni aplikacionin e A2