30 Qershori në Tiranë, votime dhe protesta. Glover dhe OSBE ndryshojnë axhendën

Mëngjesin e së dielës, kush kishte zgjedhur t’i drejtohej kutive ende kërkonte emrat në listë për të gjetur qendrën e vet të votimit.

Pak pas orës shtatë të mëngjesit, më të moshuarit e kishin hedhur votën.

Në shkollën “Vasil Shanto” gjendet KZAZ 35 me disa qendra votimi. Ajo që disave u duket e mrekullueshme, të tjerëve u duket tmerr. Disa qytetarë u mblodhën para shkollës “Vasil Shanto” për të protestuar ndaj zhvillimit të një procesi që e quajnë farsë. Pankartat i kanë në anglisht për ta bërë të qartë se mesazhin ua adresojnë ndërkombëtarëve.

Në këtë KZAZ pritej të vinte drejtuesja e misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR, Audrey Glover, por për shkak të kësaj proteste ajo e anuluoi vizitën. OSBE, përmes një deklarate, bëri të ditur se situata e krijuar nuk ishte e favorshme ndaj dhe Glover nuk mundi të ndalej. Në vend të saj erdhi një tjetër vëzhgues i OSBE-së, që përveç interesimit nëse personat me aftësi të kufizuar kishin kabinën e tyre të votimit, bisedoi edhe me përfaqësues të shoqërisë civile në qendrat e votimit.

Shkarkoni aplikacionin e A2