A do ta lëshojë Kamzën nesër? Xhelal Mziu sfidon – A2

A do ta lëshojë Kamzën nesër? Xhelal Mziu sfidon

Kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu, deklaroi për A2 CNN se “votimet e sotme treguan se kryeministri ka humbur ndjeshëm”, duke shtuar se “nesër faktori ndërkombëtar do t’i quajë zgjedhjet e paligjshme” kur u pyet nëse do ta lëshonte karrigen e tij.

“Nesër faktori ndërkombëtar do t’i quajë zgjedhjet e paligjshme. Në 13 tetor unë sfidoj këdo me një garë të hapur dhe jam i sigurtë se do të jetë fitorja ime më e thellë”, tha Mziu.  

“Sot nuk ishin zgjedhje, por votime partiake. E konsideroj si referendum popullor ndaj kryeministrit. Votimi sot tregoi se Kryeministri ka humbur ndjeshëm dhe është i zhgënjyer nga mbështetja që mori prej 15%. Unë falenderoj qytetarët e Kamzës të cilët bojkotuan totalisht këto zgjedhje. Edhe ata 10% që morën pjesë në votime në Kamëz, gjysma u detyruan të votonin për të mos rrezikuar vendin e punës”, theksoi Mziu.

Shkarkoni aplikacionin e A2