Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Aksident i rëndë në Kapshticë, dy të vdekura, rëndë një fëmijë

Nga A2 CNN
30 Qershor 2019, 20:57 | Kronikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në aksin rrugor Korçë – Kapshticë.

 Në një aksident automobilistik kanë humbur jetën dy persona, ndërkohë që një i mitur është në gjendje të rëndë. Viktimat janë dy shtetase të gjinisë femërore, Anjeza dhe Almira Ganiu.

Viktima  e parë ka ndërruar jetë menjëherë, ndërsa e dyta pas transportit në spital.  Ndërkohë, mësohet se një i mitur po lufton me jetën si pasojë e lëndimeve në reanimacion, dhe do të niset drejt Tiranës për shkak të lendimeve të rënda.

Sipas burimeve të A2 CNN, viktimat ishin këmbësore dhe janë aksidentuar nga një automjet i drejtuar nga një person në gjendje të dehur.

A2 CNN Livestream

Dita jonë