Ambasada e SHBA: Polarizimi politik ndikoi për zgjedhje jo kuptimplota. Kush dëshiron të sfidojë rezultatin, të presë nga Gjykata Kushtetuese

Ndiqni “live” në A2 CNN zhvillimet më të fundit dhe procesin e votimit

22:01 – Anëtari i KQZ, Bledar Skënderi, në një lidhje “live” në A2 CNN, sqaron problematikat e denoncuara gjatë ditës së sotme në lidhje me mosrakordimin e shifrave të publikuara mbrëmjen e së dielës.

21:55 – BE: Zgjedhjet me ndarje politike, por të qeta, të nisë dialogu

“Zgjedhjet lokale të zhvilluara në Shqipëri të dielën më 30 qershor u zhvilluan në një kontekst të ndarjes politike, por në një mënyrë përgjithësisht të qetë e të rregullt. Ne morëm parasysh të gjitha vërejtjet paraprake të bëra nga Shefi i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE / ODIHR. Organet lokale të sapozgjedhura tani duhet të jenë në gjendje të punojnë sipas kompetencave të tyre kushtetuese, në dobi të qytetarëve të vendit”.

Kështu është shprehur në një deklaratë për shtyp zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Koçijançiç.

21:20 – Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar për herë të parë pas zgjedhjeve vendore të 30 qershorit. Në një deklaratë për mediat, ambasada vlerëson raportin paraprak të ODIHR-it dhe ni bën thirrje palëve politike që të respektojnë shtetin ligjor dhe të përcaktojnë rrugën që duhet të bëjë demokracia shqiptare. (Deklarata e plotë e Ambasadës amerikane).

20:30 – Basha: Shqiptarët izoluan Ramën, e bënë t’i binin djersë të ftohta

Në një deklaratën për mediat mbrëmjen e së hënës, kreu i PD, Lulzim Basha u shpreh se shqiptarët refuzuan Edi Ramën, duke mos marrë pjesë në votime. Ai theksoi se votimet ishin të paligjshme, ndërsa shtoi se PD doli më e fortë nga 30 qershori.

“Marrëzia e 30 qershorit tregoi se çfarë është i gatshëm të bëjë Edi Rama për të ruajtur pushtetin e tij. Ky regjim ka degraduar totalisht. 85% e shqiptarëve refuzuan Edi Ramën dhe regjimin e krimit. 85% e shqiptarëve dje thanë se duan ndryshimin. 85% e shqiptarëve treguan dje se duan ndryshimin që kurrë më krimi të mos diktojë politikën. (Lajmi i plotë)

19:20 – Mbyllet procesi i numërimit të votave për kandidatët e Bashkisë Durrës: Valbona Sako nga Partia Socialiste është kryetarja e re e Bashkisë, pasi ka marrë 34026 vota, ndërsa kandidatja e Bindjes Demokratike, Valbona Sakollari, ka marrë 3629 vota. Në përfundim të procesit, 3029 vota janë shpallur të pavlefshme.

Edhe në Shkodër ka përfunduar numërimi, ku paraprakisht mësohet se kandidati i vetëm në garë, Valdrin Pjetri i Partisë Socialiste, ka marrë 16455 vota, duke u bërë kështu i pari kryetar bashkie që vjen nga radhët e të majtëve.

17:28 – Fatmir Mediu: Qytetarët refuzuan këtë qeverisje të korruptuar

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka bërë një deklaratë për mediat pas takimit që kryetari i PD, Basha zhvilloi me aleatët, një ditë pas zgjedhjeve të 30 qershorit. Sipas Mediut dhe OSBE/ODIHR me anë të raportit të tij tregoi se zgjedhjet nuk plotësuan asnjë lloj standardi. (Reagimi i plotë)

17:25 – Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për Bashkinë Shijak. Kandidati i Partisë Socialiste, Elton Arbana, ka marrë 5391 vota, ndërsa kundërshtari i tij në garë, Arben Pohumi 449 vota.

17:00 – Ka përfunduar procesi i numërimit të votave dhe për bashkinë e Delvinës dhe këshillin bashkiak. Sipas rezultateve të publikuara kandidatja e Partisë Socialiste, Majlinda Qilimi ka marrë 2604 vota ndërsa janë regjistruar si të pavlefshme 68 fletë votimi. Votat për këshillin bashkiak kanë shkuar 2570 për PS dhe 103 fletë kanë qenë të pavlefshme.

15:00 – OSBE / ODIHR: Përplasja politike la votuesit pa mundësi zgjedhjeje

Kreu i misionit të OSBE / ODIHR në Tiranë, Audrey Glover, tha gjatë raportit paraprak mbi zgjedhjet vendore se zgjedhjet vendore u mbajtën pa marrë shumë parasysh interesat e elektoratit.

“Opozita vendosi të mos marrë pjesë, ndërsa Qeveria ishte e vendosur që t’i mbajtur ato pa opozitën. Në një klimë të ngërçit politik, votuesit nuk patën mundësi reale për të zgjedhur mes alternativave. Në 31 nga 61 bashki, kandidatët për kryetarë garuan pa kundërshtar. Dhe pati pretendime të besueshme nga qytetarët se ishin në presion nga të dyja palët. Përplasjet politike çuan në pasiguri politike. Pozitiv ishte fakti që procesi i votimit u zhvillua përgjithësisht në mënyrë të qetë dhe paqësore”, tha Glover.

Lexoni fjalën e saj të plotë këtu

14:42 – Përfundon numërimi në Lezhë, Ndreu mund bindshëm “kaubojsin”

Ka përfunduar numërimi për Bashkinë e Lezhës.

Kandidati socialist Pjerin Ndreu ka fituar 12 906 vota, duke lënë pas “kaubojsin” Eduart Ndocaj me 784 dhe Salvador Kaçajn me 433.

Të pavlefshme ishin 1 269 vota, ndërsa 21 vota ishin gabim.

14:15 – Strazimiri: Rama u refuzua në mënyrë plebishitare

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, deklaroi se “asnjë alibi nuk fsheh dot krimin e Komisionit Qendror të Vjedhjeve për manipulimin e pjesëmarrjes në 30 Qershor”. (Deklarata e plotë)

13:10 – Nuk korrespondojnë shifrat, Zguri: Paaftësi ose tregues parregullsie

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri, deklaroi se mospërputhja e numrit të votave me votuesit “mund të jetë tregues paaftësie në dokumentim, por edhe tregues parregullsie” dhe për këtë do të ketë hetim administrativ. (Reagimi i plotë)

12:48 – Kryemadhi: Shqiptarët refuzuan monizmin

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka cilësuar sot rezultatin e zgjedhjeve në vend si “tentativë e dështuar e një shteti monist”.

Por sipas saj, “refuzimi total i qytetarëve është një sinjal madhor, por edhe përgjegjësi për opozitën”. (Reagimi i plotë)

12:15 – Më tepër vota sesa votues, reagon KQZ

Nga rezultatet paraprake të dala deri tani nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në disa bashki ka më shumë vota sesa numri i personave që morën pjesë në zgjedhje.

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili tha se “kjo është një maskaradë dhe krim zgjedhor, i konsumuar nga Edi Rama dhe rilindja e tij”. Por, disa minuta më vonë erdhi edhe reagimi i KQZ-së. (Deklarata e KQZ)

11:38 – Meta: U tejkalua plani në votimet socialiste. Do të shpik dekoratën e “Heroit të votave socialiste”

Presidenti Ilir Meta, me anë të një postimi në Facebook, pasi uroi qytetarët që nuk u konfrontuan me njëri-tjetrin ditën e djeshme, ironizoi zgjedhjet lokale.

“Përsa i takon tejkalimeve të planit në votimet socialiste, asnjë surprizë nuk kisha. Tani më duhet të “shpik” një dekoratë të re, që besoj me ndihmën e Kuvendit socialist do miratohet, atë të “Heroit të votave socialiste”, shkruan Meta në rrjetin social, ku postoi edhe një video “për të shijuar rikthimin e kohës së votimeve kolektive”.

11:15 – Vasili: Batërdi e pashembullt në pluralizëm, në Urën Vajgurore kandidati fitoi me 140%

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, në një deklaratë për mediat akuzoi mazhorancën për ”krime zgjedhore të pashembullta në historinë pluralizmit shqiptar”. (Reagimi i plotë)

10:45 – Fier, numërohen 118 kuti

Ka përfunduar numërimi për 118 kuti në Bashkinë e Fierit.

Nga 19 855 vota, 19 400 kanë shkuar për Armando Subashin, kandidati socialist i vetëm në garë.

Janë numëruar vetëm kutitë për kreun e bashkisë, tani do të nisë numërimi edhe për ato për këshilltarët bashkiakë.

10:20 – Në Pogradec, 90 kuti të numëruara

13 870 vota për Ilir Xhakollin, ngelen edhe 26 kuti pa numëruar.

09:55 – Nuk lejoi hapjen e qendrave të votimit, një i arrestuar

Policia ka arrestuar në Postribë një person për moslejimin e hapjes së qendrave të votimit. 3 persona të tjerë janë shpallur në kërkim.

09:20 – Përfundon numërimi në Kavajë, Krali fiton bindshëm

Ka përfunduar numërimi i votave edhe për Bashkinë Kavajë.

Fitues ka dalë Redjan Krali me 7426 vota, ndërsa rivali i tij Bledar Sinella ka mundur që të grumbullojë vetëm 122 vota.

Fletë të pavlefshme në total kanë dalë 239.

09:00 – KQZ publikon bashkitë ku është mbyllur numërimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar bashkitë ku ka përfunduar numërimi i votave për zgjedhet lokale 2019.

Ato janë: Pustec, Lushnje, Mallakastër, Tropojë, Kolonjë, Mat, Belsh, Vorë, Fushë-Arrëz, Skrapar, Krujë, Bulqizë, Vau i Dejës, Memaliaj, Ura Vajgurore, Divjakë, Has, Pukë, Rrogozhinë, Gramsh, Malësi e Madhe, Himarë, Librazhd, Konispol, Roskovec, Libohovë, Poliçan, Prrenjas dhe Kavajë.

08:38 – Qarku Fier, mbyllet numërimi në Mallakastër, Divjakë, Lushnje dhe Roskovec

Është mbyllur numërimi në Mallakastër, Divjakë, Lushnje dhe Roskovec.

Fituesit janë si më poshtë:

Mallakastër – Qerim Ismaili me 5692 vota

Divjakë – Fredi Kokoneshi me 13 513 vota

Lushnje – Fatos Tushe me 28 086 vota

Roskovec – Majlinda Bufi me 7740 vota.

08:22 – Tiranë, përfundon numërimi vetëm në Dajt

Në Tiranë ka përfunduar numërimin vetëm njësia administrative Dajt.

Erjon Veliaj
ka marrë 4896 vota, ndërsa kandidati i Bindjes Demokratike, Arben Skënderi ka
fituar vetëm 255 vota.

08:00 – Përfundon numërimi në Tropojë, publikohen rezultatet

Në Tropojë ka përfunduar numërimi dhe ashtu siç pritej,
Partia Socialiste mori drejtimin e një prej bastioneve të PD-së në vend.

Rexh Biberaj fitoi 3588 vota, duke u bërë kryebashkiaku i ri
i Tropojës.

Vetëm 177 vota për Edison Hasanajn të Bindje Demokratike.

Të pavlefshme u konsideruan 290 vota.

07:40 – 53 kuti të numëruara në Kukës

Në Kukës janë numëruar deri tani 53 kuti dhe kanë mbetur pa
numëruar edhe 35 të tjera.

Kryeson me 80% të votave kandidati socialist Safet Gjici, ndërsa
20% të votave ka marrë kandidati i Bindjes Demokratike, Abedin Oruçi.

07:30 – Mbyllet numërimi në Selenicë

Është mbyllur numërimi në Selenicë. Pas numërimit të 46 kutive, kandidati socialist, Pëllumb Binaj mori 5819 vota, kandidati i Bindjes Demokratike, Marildo Hodaj fitoi 401 vota, ndërsa kandidati i PKSH-së, Shain Çelaj, vetëm 73 vota.

00:43 – Mbyllet numërimi në bashkinë e parë

Është mbyllur procesi i numërimit në bashkinë e parë në vend pak pas mesnate. Kandidati Pali Kolevski, nën siglën e Aleancës për Shqipërinë Europiane, është shpallur fitues në bashkinë e Pustecit.

Ai ka marrë 1505 vota, ndaj 859 votave të kanditatit Edmond Themelko, i cili garoi nën siglën e Aleancës së Maqedonasve për Integrim.

Ndërkohë, vijon normalisht procesi i numërimit në pjesën më të madhe të bashkive në vend.

23:53 – Numërohet kutia e parë në Tiranë

Procesi i numërimit
të votave ka nisur edhe për Bashkinë e Tiranës, ku është numëruar kutia e parë.

Erion Veliaj,
162 vota, ndërsa kandidati i Bindjes Demokratike, Arben Skënderaj 13 vota.

23:45 – Procesi i numërimi ka nisur në disa bashki të vendit, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar edhe rezultatet e para për bashkinë e Pustecit, Hasit, Lushnjës e Poliçanit.

Pustec: Numëron
2 nga 8 kuti. Pali Kolefski, kandidati i Aleancës për Shqipërinë Eurpiane ka
marrë 524 vota, ndërsa kandidati Edmond Themelko (AMIE) 213 vota.

Has: Numërohen
4 kuti nga 34. Kandidati i ASE, Liman Morina garon i vetëm dhe ka marrë 344
vota.

Lushnje: Numërohen
7 nga 161 kuti. Kandidati i ASE, Fatos Tushe, garon i vetëm dhe ka marrë 1135
vota.

23:22 – Topalli fajëson Bashën: Nga sot, PD nuk ka më asnjë pushtet

Për Jozefina Topallin, nga sot Partia Demokratike praktikisht nuk është më. Ish-nënkryetarja e PD-së reagon pas rezultatit të zgjedhjeve vendore, duke theksuar se pas 3 dekadash, PD nuk ka më asnjë pushtet dhe për këtë fajëson Lulzim Bashën, që pas urdhrit të tij për djegien e mandateve. (Lexo më shumë)

22:55 – Nis numërimi i votave në 6 bashki

Rreth orës
22:50 minuta ka nisur procesi i numërimit të votave në 6 bashkitë e para. Mësohet
numërimi ka nisur në Memaliaj, Dropull, Këlcyrë, Përmet, Libohovë, si edhe në Pustec.

22:37 – Bardhi: PD ka shifrat reale të pjesëmarrjes, të ndara për Bashki

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, doli në një deklaratë publike ku prezantoi ato që sipas demokratëve janë shifrat reale për çdo Bashki, të “fryra me një proces kriminal” sipas tij nga mazhoranca dhe nga 4 anëtarët e PS në KQZ. Bardhi deklaroi se në të vërtetë kanë qenë 534528 totali i personave që kanë votuar realisht, pra 15.12 % i votuesve të mundshëm në rang vendi.

Bardhi vijoi duke thënë se  Partia Demokratike “do të presë përfundimin e këtij procesi, dhe garantojmë KQZ-në dhe KZAZ-të që PD disponon prova të plota”. (Lexo pjesëmarrjen në bashki sipas PD) 

21:55 – KQZ: Pjesëmarrja në votime, 21,6%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) dha numrin zyrtar të pjesëmarrjes në zgjedhjet lokale 2019, që u mbajtën sot.

KQZ bëri me dije se kanë marrë pjesë në votime 21.6% e qytetarëve me të drejtë vote.

Publikimi i kësaj pjesëmarrjeje erdhi pas rreth tre orësh nga përfundimi i orarit zyrtar të votimeve.

21:05 – Rama: Fitoi E nesërmja e Shqipërisë, humbi Shqipëria e djeshme

Sapo përfundoi fjalën kreu i PD, Basha,
Kryeministri Rama doli në konferencë për shtyp, duke e quajtur 30 qershorin si
ditën kur “fitoi e ardhmja, shteti dhe qytetaria”.

“Fitoi e nesërmja e Shqipërisë, humbi me turp Shqipëria e djeshme. Ishte fitore e vështirë në betejën e derisotme të Shqipërisë. Nuk e mbaj mend nëse ka pas ditë më të vështirë, luftoi sistemi demokratik me kundërshtarët e zgjedhjeve. Sot, 30 qershori që dukej sikur nuk do vinte kurrë, po ikën paqësisht. Një falënderim i madh këtu partnerëve ndërkombëtarë që patën qëndrim të patundur”, tha Rama. (Reagimi i plotë)

21:00 – Basha: Ramën e refuzuan edhe socialistët

Kryetari i PD, Lulzim Basha, tha në një deklaratë për mediat se “parodia” zgjedhore, siç e quajti ai, u refuzua edhe nga vetë mbështetësit e Partisë Socialiste. “85% e votuesve refuzuan votimet moniste. Sot, Edi Ramën e braktisën edhe socialistët, pasi për të votuan më pak se sa në vitin 2015 dhe 2017″, tha Basha. “Por përsëri pati manipulime masive, përfshi rezultate të paracaktuara, përdorim të burimeve publike”. (Deklarata e plotë)

20:14 – Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, përmes një postimi në Facebook, tha se 85% e shqiptarëve refuzuan votimet moniste të Edi Ramës. “Kjo e sotmja është një fitore për demokracinë shqiptare!”, u shpreh ajo. (Reagimi i plotë)

20:00 – Sekretari për çështjet zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso, në një konferencë për shtyp ka deklaruar se shifrat e pjesëmarrjes janë shumë të ulëta se sa raporton paraprakisht KQZ. Sipas PD, pjesëmarrja nuk e ka kaluar shifrën 15% në rang kombëtar. (Reagimi i plotë)

19:30 – Ka përfunduar orari zyrtar i procesit të votimit në të gjithë vendin, ku nuk raportohet të ketë shtyrje në asnjë zonë, përveç se në një qendër votimi në Dibër. Në të gjithë vendin nuk raportohet të ketë pasur probleme dhe procesi ka kaluar i qetë.

Sipas të dhënave më të fundit, pjesëmarrja më e ulët është shënuar në Durrës e Kavajë, ku sipas të dhënave paraprake kanë marrë pjesë në votime vetëm 8% e votuesve, ndërsa përqindjen më të lartë është shënuar në Pustec, ku kanë marrë pjesë 49,8% e votuesve.

Në Tiranë, shifrat paraprake flasin për 15%
pjesëmarrje, ndërsa në Shkodër 13,8%.

Qarku BERAT: Berat 17%; Kuçovë 21%; Poliçan 32,3%; Skrapar 32%; Ura Vajgurore 21%;

Qarku DIBËR: Bulqizë 17%; Dibër 18%; Klos 25%; Mat 19%

Qarku DURRËS: Durrës 8%; Krujë 20,9%; Shijak 12%

Qarku ELBASAN: Belsh 25,2%; Cërrik 15,3%; Elbasan 19,7%, Gramsh
31,2%; Librazhd 30,6%; Peqin 16%; Përrenjas 27,2%

Qarku FIER: Divjakë 28,6%; Fier 23%; Lushnjë 24%; Mallakastër
19,4%; Patos 22%; Roskovec 28%

Qarku GJIROKASTËR: Dropull 15%; Gjirokastër 22,6%; Këlcyrë 27,1%;
Libohovë 19,8%; Memaliaj 23,5%; Përmet 26,3%; Tepelenë 32,5%

Qarku KORÇË: Devoll 21,2%; Kolonjë 25,3%; Korçë 23%; Maliq 29,7%; Pogradec 18%; Pustec 57,5%

Qarku KUKËS: Has 25%; Kukës 24,8%; Tropojë 20%

Qarku LEZHË: Kurbin 11,1%; Lezhë 14%; Mirditë 14,2%

Qarku SHKODËR: Fushë – Arrëz 22%; Malësi e Madhe 11,7%; Pukë
20%; Shkodër 13%; Vau i Dejës 12%

Qarku TIRANË: Kamëz 8,7%; Kavajë 8%; Rrogozhinë 15%; Tiranë               15%; Vorë 13%

Qarku VLORË: Delvinë 14,8%; Finiq 11,4%; Himarë 16%; Konispol
28,5%;  Sarandë 14,6%; Selenicë 21,3%; Vlorë
16,4%

18:12 – Gjatë pasdites, në Kavajë ka hedhur votën edhe ish-kryetari i bashkisë në këtë qytet, Elvis Roshi, i larguar nga detyra për shkak se u prek nga ligji për dekriminalizimin. Me tërheqjen e Partisë Demokratike nga gara, Redjan Krali nga Partia Socialiste dhe Bledar Sinella nga Bindja Demokratike garojnë sot për një mandat katërvjeçar.

17:20 – Meta vazhdon plazhin, nën shoqërinë e ish-yllit të Kombëtares

Presidenti Ilir Meta ka treguar sërish edhe
gjatë pasdites se po ndjek zhvillimet e ditës nga plazhi, këtë herë duke
postuar në Facebook një foto me ish-futbollistin e kombëtares, Klodian Duro.

“E si mund të kalohej e diela dhe pa pak
futboll. Surprizë e bukur të kaloja sot disa momente me yllin e Kombëtares sonë,
Klodian Duro”, shkruan Meta në postimin e tij në Facebook.

Më herët, Presidenti e quajti këtë të diel
një ditë historike dhe bëri thirrje për qetësi.

16:50 – Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 15:00, pjesëmarrja në rang kombëtar në zgjedhjet vendore ka arritur në 15,5%. Kështu deklaroi Drilona Hoxhaj zëdhënëse e KQZ. Shifrat nuk u konfirmuan sërish edhe nga kryetari i institucionit, Klement Zguri, ndërsa Partia Demokratike i kundërshtoi. Sekretari për Zgjedhjet në PD, Ivi Kaso, tha se në të vërtetë deri në këtë orë kanë votuar vetëm 10% e popullsisë.

16:30 – Pjesëmarrja deri në orën 15:00

Qarku BERAT: Berat 10%; Kuçovë 15%; Poliçan 26%; Skrapar 21%, Ura Vajgurore 17%

Qarku DIBËR: Bulqizë 17%;
Dibër 18%; Klos 25%; Mat 19%;

Qarku DURRËS: Durrës 8%; Krujë 20%; Shijak 12%

Qarku ELBASAN: Belsh 20%; Cërrik 12%; Elbasan 18%; Gramsh 28%;
Librazhd 20%; Peqin 12%; Përrenjas 24%

Qarku FIER: Divjakë 25%;
Fier 18,6%; Lushnjë 19,5%; Mallakastër 18%; Patos 19%; Roskovec 20%;

Qarku GJIROKASTËR: Dropull 15%;
Gjirokastër 15%; Këlcyrë 20%; Libohovë 15%; Memaliaj 15%; Përmet 20%; Tepelenë 28,6%

Qarku KORÇË: Devoll 12%; Kolonjë 21,3%; Korçë 20%; Maliq
13%; Pogradec 18%; Pustec 35%;

Qarku KUKËS: Has 18,2%; Kukës 16,4%; Tropojë 14%;

Qarku LEZHË: Kurbin 8%; Lezhë 9%; Mirditë 7%

Qarku SHKODËR: Fushë – Arrëz 22%; Malësi e Madhe 11,7%; Pukë
16%; Shkodër 13%; Vau i Dejës 12%

Qarku TIRANË: Kamëz 6%; Kavajë 8%; Rrogozhinë 15%; Tiranë
15%; Vorë 13%

Qarku VLORË: Delvinë 12,6%;
Finiq 10.8%; Himarë 16%; Konispol 22,9%; Sarandë 12%; Selenicë 18%; Vlorë 15%

16:26 – Pak minuta pas daljes së zëdhënëses së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për të dhënë shifrat mbi pjesëmarrjen e votuesve këtë të diel, kreu i institucionit, Klement Zguri, i pyetur nga gazetarët tha se shifrat nuk janë zyrtare. “Shifrat janë marrë përmes rrugës elektronike nga Qendrat e Votimit për në KZAZ dhe më pas në KQZ. Shifrat nuk janë të konfirmuara zyrtarisht”.

16:00 – Patozi: 1 korriku, erë e re e stabilitetit politik

30 qershori është një ditë normale votimi, ndërsa zgjedhjet janë të cunguara. Kështu u shpreh koordinatori i Bindjes Demokratike Astrit Patozi, forcës politike që garon ndaj socialistëve në disa prej bashkive të vendit. (Reagimi i plotë)

14:30 – Sipas reporterëve të A2 CNN në terren në të gjithë Shqipërinë, pjesëmarrja e votuesve deri tani është:

Bashkia Ersekë, deri në orën 13:00, pjesëmarrja
21,3%

Bashkia Pustec, deri në orën 13:00, pjesëmarrja
35%

Bashkia Devoll, deri në orën 13:00, pjesëmarrja
12%

Bashkia Pogradec, deri në orën 13:00, pjesëmarrja
18%

Bashkia Maliq, deri në orën 13:00, pjesëmarrja
13%

Bashkia Berat, deri në orën 13:00, pjesëmarrja
5%

Bashkia Skrapar, deri në orën 13:00, pjesëmarrja
21%

Bashkia Poliçan, deri në orën 13:00, pjesëmarrja
26%

Bashkia Kuçovë, deri në orën 13:00, pjesëmarrja
13%

Bashkia Ura Vajgurore, deri në orën 13:00,
pjesëmarrja 15%

Bashkia Vlorë, deri në orën 13:00, pjesëmarrja
21,3%

Bashkia Selenicë, deri në orën 13:00, pjesëmarrja
7,46%

Bashkia Himarë, deri në orën 13:00, pjesëmarrja
8,33%

Bashkia Delvinë, deri në orën 13:00, pjesëmarrja
11%

Bashkia Sarandë, deri në orën 13:00, pjesëmarrja
11,8%

Bashkia Finiq, deri në orën 13:00, pjesëmarrja
8,73%

Bashkia Konispol, deri në orën 13:00, pjesëmarrja 5,48%

Bashkia Kukës, deri në orën 13:00, pjesëmarrja
14%

Bashkia Tropojë, deri në orën 13:00, pjesëmarrja
11%

Bashkia Has, deri në orën 13:00, pjesëmarrja 14,5%

Bashkia Tepelenë, deri në orën 13:00, pjesëmarrja
28,6%

Bashkia Këlcyra, deri në orën 13:00, pjesëmarrja
20%

Bashkia Gjirokastër, deri në orën 13:00, pjesëmarrja 19%

Bashkia Kavajë, deri në orën 13:00, pjesëmarrja
8%

Bashkia Dibër, deri në orën 13:00, pjesëmarrja
18%

14:20 – Voton kryetari i Bashkisë Durrës, Vangjush Dako: Sa më shumë qetësi

Kryetari i Bashkisë Durrës, Vangjush Dako, i cili nuk është më kandidat i Partisë Socialiste për këtë qytet, votoi rreth orës 14:00 dhe iu bëri thirrje bashkëqytetarëve të marrin pjesë masivisht në votime. “Duke marrë pjesë sa më shumë sot në votime, votojmë për të ardhmen e fëmijëve tanë”. (Lajmi i plotë)

14:00 – Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri, përgënjeshtron zëdhënësen e institucionit që drejton, Drilona Hoxhaj, duke thënë se shifrat e publikuara prej saj nuk janë zyrtare. (Reagimi i plotë)

13:20 – Meta: E diel historike

Presidenti Ilir Meta është shfaqur në plazh në këtë ditë votimesh, duke dhënë mesazhin e bojkotit të këtij 30 qershori, datë të cilën tashmë ai e ka shfuqizuar si ditë zgjedhjesh. Në foto, kreu i shtetit shoqërohet nga zëdhënësi i tij Tedi Blushi, bashkë me të cilin ka ironizuar organizatorët e procesit. “Të dashur miq! Sot me Blushin tim duke shijuar këtë të diel historike plot diell dhe muzikë”, shkruan Meta ne rrjetet sociale.

Më herët edhe Kryeministri Edi Rama e
quajti këtë të diel një ditë historike. “Jam i bindur se sot në Shqipëri po
ndodh diçka historike dhe është një mësim që nuk do të harrohet kurrë nga asnjë
parti politike e asnjë politikan dhe kurrë më interesat e një pale, apo hesapet
e politikës nuk do të mund të bien ndesh interesit të madh kombëtar, dhe
hesapeve të popullit për të pasur një shtëpi të përbashkët për fëmijët tanë”,
tha Kryeministri.

https://a2news.com/2019/06/30/votime-dhe-protesta-dita-e-zgjedhjeve-ne-foto/

12:55 – Sipas reporterëve të A2 CNN në terren në të gjithë Shqipërinë, pjesëmarrja e votuesve deri tani është:

Bashkia Devoll, deri në orën 10:30, pjesëmarrja
9%

Bashkia Pogradec, deri në orën 10:30, pjesëmarrja
18%

Bashkia Maliq, deri në orën 11:00, pjesëmarrja
12,2%;

Bashkia Berat, deri në orën 12:00, pjesëmarrja
4%

Bashkia Skrapar, deri në orën 12:00, pjesëmarrja
13%

Bashkia Kuçovë, deri në orën 12:00, pjesëmarrja
10%

Bashkia Ura Vajgurore, deri në orën 12:00,
pjesëmarrja 10%

Bashkia Poliçan, deri në orën 12:00, pjesëmarrja
25%

Bashkia Kolonjë, deri në orën 12:00, pjesëmarrja
14,5%

Bashkia Korçë deri në orën 12:00, pjesëmarrja
15,7%

Bashkia Tepelenë, deri në orën 12:00, pjesëmarrja
22%

Bashkia Përmet, deri në orën 12:00, pjesëmarrja
20%

Bashkia Këlcyrë, deri në orën 12:00, pjesëmarrja
15%

Bashkia Gjirokastër, deri në orën 12:00,
pjesëmarrja 15%

Bashkia Kavajë, deri në orën 12:00, pjesëmarrja
7%

Bashkia Krujë, deri në orën 12:00, pjesëmarrja
20%

Bashkia Shijak, deri në orën 12:00, pjesëmarrja
12%

Bashkia Durrës, deri në orën 12:00, pjesëmarrja
8%

Bashkia Selenicë, deri në orën 12:00, pjesëmarrja
10%

Bashkia Pustec, deri në orën 12:00, pjesëmarrja
10%

Bashkia Fier, deri në orën 12:00, pjesëmarrja
12,2%

Bashkia Patos, deri në orën 12:00, pjesëmarrja
13,4%

Bashkia Roskovec, deri në orën 12:00, pjesëmarrja
23%

Bashkia Mallakastër, deri në orën 12:00, pjesëmarrja 10,8%

Bashkia Gramsh, deri në orën 12:00, pjesëmarrja
16%

Bashkia Librazhd, deri në orën 12:00, pjesëmarrja
14%

Bashkia Elbasan, deri në orën 12:00, pjesëmarrja
11,2%

Bashkia Peqin, deri në orën 12:00, pjesëmarrja
12%

Bashkia Cërrik, deri në orën 12:00, pjesëmarrja
12%

Bashkia Belsh, deri në orën 12:00, pjesëmarrja
11%

Bashkia Përrenjas, deri në orën 12:00, pjesëmarrja 11,7%

Bashkia Dibër, deri në orën 12:00,
pjesëmarrja 13,3%

https://a2news.com/2019/06/30/anetari-i-kqz-sqaron-proceduren-per-qendrat-ku-nuk-ka-nisur-votimi-ne-postribe/

12:25 – Procedimi penal, Ademi: Kam zbatuar vetëm Kushtetutën dhe dekretin e Presidentit

Kryetarja e
Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, ka reaguar pas nisjes së procedimit penal
për pengim të mbajtjes së zgjedhjeve.

Ademi e
cilësoi procedimin si politik dhe theksoi se nuk ka shkelur ligjin, por ka
zbatuar Kushtetutën dhe dekretin e Presidentit.

“Nuk habitem
aspak nga procedimi për të cilin u njoha vetëm përmes medias. Pasi u njoha për
vendimin politik dua të deklaroj se si kryetare e bashkisë së Shkodrës nuk kam
shkelur asnjë ligj. Bashkia ka zbatuar vetëm Kushtetutën dhe dekretin e
Presidentit të Republikës. Procedimi penal ndaj meje është një vendim politik i
Edi Ramës. Ai kërkon të bëjë zgjedhje moniste”, u shpreh Ademi.

11:34 – Voton edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri

11:22 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve doli në një deklaratë për mediat, duke bërë të ditur se deri në orën 11:00 pjesëmarrja në votime në rang vendin është 12 përqind.

“Komisioni
Qendror i Zgjedhjeve informon opinion publik se janë  hapur të gjithë qendrat e votimit në të
gjithë vendin, duke përjashtuar 7 Qendra Votimi në Postrribë të qarkut Shkodër.
Nga këto, 6 qendra votimi nuk ka filluar ende votimi, ndërsa për 1 qendër
votimi janë djegur materialet zgjedhore.

Vlen të
theksohet se,  53 qendrat e votimit e
KZAZ-së nr. 6 Vau i Dejës pavarësisht vonesave të shpërndarjes së materialeve
zgjedhore, për arsye tashmë të njohura publikisht, janë hapur dhe procesi i
votimit ka filluar normalisht.

https://a2news.com/2019/06/30/ne-shkoder-transmetohet-live-ne-tv-lokal-votimi-i-qytetareve/

Deri tani
pjesëmarrja në votime është: 12%.

Kjo është një
e dhënë paraprake, e cila ndryshon në bazuar në informacionin që Qendrat e
Votimit kanë përcjellë në qendrën  e të
dhënave në KQZ.

Komisioni
Qendror i Zgjedhjeve i’u bën apel të gjithë qytetarëve që tu drejtohen kutive
të votimit dhe të shprehin vullnetin e tyre me votë, pasi zgjidhjet në
demokraci mund dhe duhet të dalin vetëm nga vota”.

10:55 – Kandidatja e Bindjes Demokratike në Vlorë, Valbona Mezini, nuk lejohet të votojë, shkoi pa dokument identifikimi.

10:40 – Pjesëmarrja e votuesve në disa zona të vendit: Sipas kryetarit të Partisë Demokratike të Kukësit, pjesëmarrja në këtë bashki është vetëm 1,5%. Në Ersekë raportohet se kanë votuar deri tani 1560 votues, ose vetëm 10% e tyre.

Qarku Elbasanit deri në orën 10:00 mësohet se kanë votuar: Elbasan 5%; Gramsh 10%; Librazhd 9.5%; Peqin 4.5%; Cërrik 8%; Belsh 11%; Përrenjas 9%.

https://a2news.com/2019/06/30/hyn-me-kallashnikov-ne-qendren-e-votimit-arrestohet/

10:31 – Hyn me kallashnikov në qendrën e votimit, arrestohet

Një person është arrestuar nga Policia, pasi është futur në qendrën e votimit Katund Sukth, në Durrës, me një armë zjarri tip Kallashnikov.

10:08  – Mbështetësit e Partisë Demokratike organizuan një manifestim të veçantë në Korçë për të kundërshtuar zgjedhjet e 30 qershorit të cilat sipas tyre janë të paligjshme dhe njëpartiake.

Të mbështetur nga zyrtarët e lartë të PD, Ervin Salianji dhe Andrea Mano, protestuesit e kanë ironizuar procesin zgjedhor duke e krahasuar si të ngjashëm me ato që mbaheshin në kohën e diktaturës. (VIDEO)

09:44 – Nënkryetari i Partisë Demokratike
përmes një deklarate për shtyp deklaroi se edhe pse është i vetëm në garë, Edi
Ramës i duhet të blejë vota për të fshehur braktisjen e madhe që shqiptarët i
kanë bërë. 

Nënkryetari i PD publikoi dhe një video ku sipas tij shfaqen njerëz të PS dhe Bashkisë së Tiranës duke kryer veprën penale të blerjes së votës.

09:29 – Opozita proteston para Bashkisë së Korçës, i pranishëm mes protestuesve është edhe ish-deputeti Ervin Salianji.

09:18 – Kryeministri Rama votoi bashkë me bashkëshorten Linda në qendrën e votimit në Dajt, në ZAZ nr. 30. Në përfundim të votimit, Kryeministri tha se është shumë herë më e rëndësishme Shqipëria dhe mësimi historik që kjo ditë do t’i japë të gjithëve, se sa vota për njërin apo tjetrin kandidat.

“Kjo ditë konfirmon një herë e përgjithmonë se me popullin nuk luhet, sovraniteti i popullit nuk është një fjalë boshe dhe kush tenton t’ia marrë popullit sovranitetin nuk ka asnjë fund tjetër se sa fundi me dështim dhe me turp. Sot është e rëndësishme që çdo qytetar në këtë vend të votojë, ose të mos votojë, por të respektojë të drejtën e kujtdo për të votuar ose mos votuar. Historia e solli që këto zgjedhje, shumë më tepër se sa zgjedhje për kryetarët e rinj të bashkive, të jenë zgjedhje për të gjithë fëmijët tanë. Jam i bindur se sot në Shqipëri po ndodh diçka historike dhe është një mësim që nuk do të harrohet kurrë nga asnjë parti politike e asnjë politikan dhe kurrë më interesat e një pale, apo hesapet e politikës nuk do të mund të bien ndesh interesit të madh kombëtar, dhe hesapeve të popullit për të pasur një shtëpi të përbashkët për fëmijët tanë”, tha Kryeministri.

 

 

 
 

 
View this post on Instagram
 

 

 

 
 

 
 

 

 

 

 

A post shared by A2 CNN (@a2cnn) on


09:09 – Kandidati i PS për Bashkinë e Kukësit, Safet Gjici votoi bashke me familjen e tij ne qendrën e votimit nr. 6501 në shkollën “Avni Rustemi”. Gjici i bëri thirrje qytetarëve kuksianë të dalin në votime.

8:55 – Raportohet se një grup personash po protestojnë pranë shkollës teknike ekonomike në Tiranë.

08:41 – Burime nga KZAZ Tropojë thonë se në të gjitha qendrat e votimit, punonjës të administratës së bashkisë qëndrojnë në afërsi të qendrave të votimit dhe filmojnë procesin.

08:40 – Zgjedhjet për Tiranën, voton Erion Veliaj

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili garon për një mandat të dytë në këtë drejtimin e kryeqytetit ka votuar në Qendrën e Votimit në Parkun Olimpik. Erion Veliaj ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.

Në këto zgjedhje Erion Veliaj garon përballë kandidatit të Bindjes Demokratike, Arben Skendëri.

08:24 – Protestë kundër Ramës në një qendër votimi në Tiranë

Disa mbështetës të opozitës me parulla në duar dhe vuvuzela
kanë marshuar përgjatë Rrugës së Elbasanit dhe qëndruan për disa minuta
përballë Qendrës së Votimit te Liceu Artistik.

08:00 – Monitorimi i zgjedhjeve, ambasadorët vëzhgim në disa qendra votimi

Procesi i votimit në zgjedhjeve lokale të 30 qershorit pritet të ketë një vëmendje të veçantë dhe nga ambasadorët, të cilët kanë zgjedhur disa qendra votimit për të monitoruar nga afër mbarëvajtjen e tij.

07:54 – 483 punonjës policie të angazhuar në të gjithë Qarkun Durrës, për monitorimin e procesit zgjedhor

07:50 – Në të gjithë qarkun e Vlorës janë angazhuar 670 forca policie. Në Elbasan janë angazhuar 650 punonjës policie.

07:40 – Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në Shkodër disa qv nuk jane hapur ende. Ndërsa janë zhvendosur disa të tjera në ambiente private.

07:20 – Voton Erion Braçe: Komisionerët të zbatojnë vetëm ligjin

Zv/kryeministri Erion Braçe ka qenë zyrtari i parë i lartë i qeverisë Rama që ka votuar për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Braçe ka ushtruar të drejtën e votës në Qendrën e Votimit tek Liceu Artistik që në momentet e para të hapjes së tyre. Pas votimit, Erion Braçe iu bëri thirrje qytetarëve që të dalin dhe të marrin pjesë në këto votime. Numri 2 i qeverisë deklaroi se është shumë e rëndësishme që zgjedhjet po zhvillohet në datën e caktuar dhe iu kërkoi komisionerëve që të zbatojnë ligjin.

07:00 – Hapen qendrat e votimit

Raportohet
problemi i parë në qendrën e votimit 162 në Vaun e Dejës, në fshatin Stajkë.
Nuk është shpërndarë baza materiale.

***

Situata e rënduar politike në vend shënon një kapitull tjetër të rëndësishëm, mes rezistencës së institucioneve shtetërore dhe bojkotit politik të forcave opozitare.

Gjuha e ashpër e politikanëve, shfaqjet e herëpashershme të dhunës, kundërpërgjigjet në emër të ligjit, përgjimet që implikojnë situata të shkuara procesesh zgjedhore, arrestimet e dhunuesve, protestat dhe 
mitingjet madhështore, deklaratat imponuese të faktorit ndërkombëtar,
letrat pa përgjigje të liderëve politikë, djegia e materialeve zgjedhore dhe
dhunimi i KZAZ-ve, dekretimet e datave dhe zhdekretimet e tyre, si dhe
hamendësitë për të zgjedhur të popullit; të gjitha këto pra do t’i lënë vendin
një tjetër procesi: Shqipëria shkon sot në votime, edhe pse në më shumë se gjysmën e bashkive nuk ka garë.

Socialistët garojnë pothuaj të vetëm, ndërsa vetëm në një pjesë të bashkive gara është me kandidatët rishtarët të Bindjes Demokratike, fraksionit të djathtë që u shfaq në momentet e fundit para fillimit të fushatës.

Përpjekjet për të vendosur dialog mes palëve politike nuk gjetën asnjë pikë kontakti, në asnjë prej kancelarive ndërkombëtare.

Kryeministri Rama nuk e ndali rrugëtimin e tij për të kërkuar një mandat të dytë edhe në pushtetin lokal, këtë herë më synimin për t’i fituar të 61 bashkitë. Opozita refuzoi pjesëmarrjen në këtë garë duke vendosur kushtin e vetëm largimin e Ramës nga pozitat e kryeministrit dhe krijimin e një qeverie tranzitore.

Në skenë është ngjitur shpesh në muajin e fundit edhe presidenti i republikës, që u bë faktor me ndërhyrjet e tij, siç ishte zhdekretimi i 30 qershorit dhe dekretimi në fund të fushatës  të 13 tetorit, si datë zgjedhjesh. Por mazhoranca e mbështetur nga anëtarët e saj në KQZ dhe Kolegji Zgjedhor, si dhe në mungesë të Gjykatës Kushtetuese, nuk lëvizi nga 30 qershori.

Sot gara në distancë e poleve politike lidhet me pjesëmarrjen apo bojkotin e zgjedhjeve. Socialistët kërkojnë të rikonfirmojnë mbështetjen popullore me të cilën krenohen që prej verës 2013, ndërsa opozita bojkotin që i bëri institucioneve, parlamentit dhe vetë zgjedhjeve, e kërkon edhe nëpërmjet bojkotit të zgjedhjeve.

A2 CNN do të ndjekë situatën në çdo skaj te vendit, duke pasqyruar në kohë reale pjesëmarrjen e qytetarëve, tentativat e opozitës për ta injoruar këtë proces, rolin e policisë apo edhe deklaratat e liderëve politikë, në përpjekje për të qenë të paanshëm në lajme dhe të vërtetë në analiza.

Shkarkoni aplikacionin e A2