Anëtari i KQZ sqaron procedurën për qendrat ku nuk ka nisur votimi në Postribë

Anëtari i KQZ, Bledar Skënderi në një intervistë për A2 CNN, foli për problematikat e shënuara në disa qendra votimi në Postribë dhe Delvinë dhe situatën e deritanishme të procesit zgjedhor.

Sipas Skënderit, në 7 qendra votimi në Postribë nuk ka nisur ende votimi dhe nëse kjo situatë vijon deri në orën 13:00 atëherë ato mund të shpallen të pavlefshme.

“Në lidhje me qendrat e votimit në Postribë, të cilat nuk janë hapur që në mëngjes, ne po presim KZAZ që të veprojë për t’i hapur dhe të nisë votimi. Kodi Zgjedhor ka parashikuar se nëse votimi nuk ka filluar apo është ndërprerë për më shumë se 6 orë ato qendra shpallen të pavlefshme. Nuk besoj se do ketë ripërsëritje të zgjedhjeve pasi Kodi e ka parashikuar kur zona shkon në pavlefshmëri. Për 7 qendra votimi nuk shkon zona në pavlefshmëri”, u shpreh anëtari i KQZ, Skënderi.

Gjithashtu ai shtoi se në një qendër votimi në Delvinë ka pasur më pak fletë votimi se votues, por kjo çështje teknike do të zgjidhet shumë shpejt.

I pyetur nga gazetarja e A2 CNN për sigurinë në qendrat e votimit pas incidentit në Sukth, anëtari i KQZ, Skënderi u shpreh se këto zgjedhje mund të konsiderohen si më të qetat në historinë e zgjedhjeve në Shqipëri.

  • LAJMI I FUNDIT | Meta nënshkruan kallëzimin penal ndaj kreut të KED, Ardian Dvorani
  • LAJMI I FUNDIT | Meta: Mundësi historike për Reformën në Drejtësi, për të treguar integritet
  • LAJMI I FUNDIT | Padia për “shpërdorim detyre” dhe “përvetësim titulli apo detyrës shtetërore”