Balla: Basha është në plazh, prandaj nuk i donte zgjedhjet; Përgënjeshtron Partia Demokratike

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka postuar në Facebook një video ku, sipas tij, duket Lulzim Basha duke ecur në bregdet së bashku me bashkëshorten e tij.

“Ja pse nuk i donte zgjedhjet më 30 Qershor Luli. Po kështu edhe Ilir Meta, Monika dhe Saliu. Sot është dita t’i ndërshkojmë me votë”, shkroi Balla në rrjetin social.

Por, sipas Partisë Demokratike, kryedemokrati ndodhet në zyrën e tij në selinë e partisë që nga mëngjesi i sotëm.

Shkarkoni aplikacionin e A2