Basha për “Al Jazeera”: Shqiptarët, të tronditur nga mosreagimi ndërkombëtar – A2

Basha për “Al Jazeera”: Shqiptarët, të tronditur nga mosreagimi ndërkombëtar

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një intervistë për “Al Jazeera”, ka deklaruar se shqiptarët janë të tronditur nga mosreagimi ndërkombëtar në lidhje me “provat”, sipas tij, “që lidhin Ramën me krimin e organizuar përmes së cilëve ai rifitoi pushtetin në vitin 2017”.

“Shqiptarët janë të tronditur nga mosreagimi ndërkombëtar ndaj provave që lidhin Ramën me krimin e organizuar përmes të cilëve ai rifitoi pushtetin në vitin 2017. Kjo është një situatë shumë e rrezikshme, e cila potencialisht të çon në trazira civile, trazira sociale, nëse nuk ka një dënim të qartë të farsës e cila tashmë ka ndodhur”, shprehet Basha.

Kreu i PD-së shtoi se i kërkon mbështetësve të tij që të qëndrojnë të qetë deri të hënën.

Shkarkoni aplikacionin e A2