Corriere della Sera: Ezio Greggio e Al Bano “thirren” të votojnë në Shqipëri – A2

Corriere della Sera: Ezio Greggio e Al Bano “thirren” të votojnë në Shqipëri

Mes 3.5 milionë shqiptarëve që votojnë të dielën janë edhe Ezio Greggio dhe Al Bano Carrisi,  sipas kërkimit që bën “Corriere Della Sera” në bazën zyrtare të të dhënave. ‘’Pavarësisht kaosit institucional dhe pranisë së vetëm një kandidati, atë të maxhorancës, Greggio dhe Carrisi thirren të votojnë për të përmbushur detyrat si qytetarë perfektë’’, ironizon Corriere.

Media kujton se prezantuesi  dhe këngëtari i famshëm janë 100% italianë, por edhe qytetarë shqiptarë sipas një dekreti presidencial. Moderatori i Striscia La Notizia, mund të votojë në Tiranë, në shkollën ‘’Kongresi I Lushnjës’’ .

Ndërkaq, Al Bano është thirrur të shprehë vullnetin në Vlorë. Të dy ata as nuk janë në dijeni të kësaj të drejte, por edhe nëse do të votonin do ta gjenin veten në një klimë të nxehtë, shkruan media italiane.

Përvec këngëtarit të njohur Albano dhe prezantuesit Greggio, nënshtetësinë shqiptare e ka dhe ish trajneri i Kombëtares, Gianni De Biassi.

Shkarkoni aplikacionin e A2