Dështon votimi në njësinë administrative të Postribës

Grupi i xhirimit të A2 CNN, ka udhëtuar në fshatin Prekal në njësinë administrative të Postribës në rrethin e Shkodrës, atje ku nuk u votua fare për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Shkak janë bërë disa persona, ende të paidentifikuar për Policinë, qe kanë djegur materialet e votimit që mbërritën në atë njësi.

Për rastin, Policia e Shkodrës nuk ka asnjë person të shoqëruar ndërsa terreni mjaft i vështirë deri te shkolla ku ishte planifikuar ngritja e qendrave të votimit, duket se e ka vështirësuar punën e efektivëve të Policisë.

Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi zhvendosjen e këtyre qendrave, por pa u përcaktuar vendet e reja.

Shkarkoni aplikacionin e A2