F1, konfirmohet fitorja e Verstappen. Parakalimi ndaj Leclerc, i rregullt – A2

F1, konfirmohet fitorja e Verstappen. Parakalimi ndaj Leclerc, i rregullt

Fitorja e Çmimit të Madh të Austrisë mbetet për Max Verstappen.

Kështu kanë vendosur komisarët e garës pasi kanë hetuar për një kohë të gjatë parakalimin e holandezit ndaj Charles Leclerc 3 xhiro nga fundi.

“Nuk mendojmë se duhet ndëshkuar ndonjë nga pilotët për incidentin. Gjykojmë se ishte kontakt gare”, lexohet në dokumentin zyrtar.

Pak para vendimit, rreth orës 18:40, u publikua një dokument i rremë që fliste për penalizimin me 5 sekonda të Max Verstappen, që do të thonte se fitorja i kalonte pilotit të Ferrarit.

Verstappen parakaloi Leclerc-un kur duheshin edhe 3 xhiro nga fundi, por manovra e tij ishte paksa e ashpër, duke nxjerrë jashtë piste rivalin.

Shkarkoni aplikacionin e A2