F1, Verstappen i rrëmben fitoren Leclerc-ut në xhirot e fundit. Por, holandezi nën hetim

Kur dukej se Ferrari më në fund do të arrinte fitoren e parë në Botërorin e Formula 1 për këtë vit, Max Verstappen bën një garë spektakolare dhe i rrëmben ferraristit Charles Leclerc fitoren kur duheshin vetëm pak xhiro nga fundi.

Në xhiron e 68 të 71 në total, holandezi i Red Bullit bën një parakalim paksa të fortë ndaj Leclercut, që për momentin po hetohet nga komisarët e garës.

Në podiumin e Çmimit të Madh të Austrisë u ngjit edhe Valteri Bottas me Mercedes, përpara Vettel dhe Hamilton.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN