Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Grisi fletën e votimit dhe tentoi të thyejë kutinë, arrestohet

Nga A2 CNN
30 Qershor 2019, 13:47 | Aktualitet
Grisi fletën e votimit dhe tentoi të thyejë kutinë,

Një person është arrestuar në flagrancë në zonën e Kamzës për akuzën e dëmtimit me dashje të materialit zgjedhor.

Në prangat ka rënë 66-vjeçari Astrit Çuçka, i cili sipas policisë është paraqitur në qendrën e votimit ka marrë fletën e votimit dhe e ka grisur, më pas ai ka tentuar të marrë vulat e QV dhe të thyejë kutinë e votimit.

Materialet në ngarkim të 66-vjeçarit do t'i kalojnë Prokurorisë së Tiranës, për veprën penale “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani