Hyn me kallashnikov në qendrën e votimit, arrestohet

Një person është arrestuar nga Policia, pasi është futur në qendrën e votimit Katund Sukth, në Durrës, me një armë zjarri tip Kallashnikov.

Policia njofton se shtetasi Ramiz Bakanaçi 53 vjeç, banues në Katund Sukth, është futur me armë zjarri në QV nr. 1521, dhe pasi ka kërcënuar komisionerët, ka marrë kutinë e votimit duke e nxjerrë jashtë ambienteve të QV dhe ka hedhur materialet zgjedhore.

Mbi të rëndojnë akuzat për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit “, “Pengimi i subjekteve zgjedhore” dhe “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN