Ivi Kaso: Rama mashtron me pjesëmarrjen, është 15% – A2

Ivi Kaso: Rama mashtron me pjesëmarrjen, është 15%

Sekretari për Zgjedhjet në Partinë Demokratike, Ivi Kaso, doli me një deklaratë publike ku denoncoi “manipulimin flagrant të pjesëmarrësve” nga ana e kryeministrit Edi Rama dhe nga KQZ, që ai cilëson si “të paligjshme”.

Kaso deklaroi se “KQZ e paligjshme me 4 kandidate të paligjshëm mashtruan shqiptaret dhe partneret për numrin e vërtetë të atyre që kanë votuar”.

Sipas monitorimit të kryer në terren nga vëzhguesit e demokratëve, “ka rezultuar qe pjesëmarrje faktike ka qene 15 %”, duke paralajmëruar që personat e përfshirë do të mbajnë përgjegjësi.

“Edhe pse në këtë farsë ku Rama vetë voton dhe veten numëron, paniku i Ramës nga refuzimi i vullnetit popullor e ka shtyrë drejt manipulimit flagrantit të pjesëmarrësve në këtë farsë. Shqiptaret e kanë refuzuar”, deklaroi Kaso.

Shkarkoni aplikacionin e A2