Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Juventus, vjen edhe talenti francez i PSG

Nga A2 CNN
30 Qershor 2019, 19:07 | Futboll
Juventus, vjen edhe talenti francez i PSG

Një tjetër dhuratë po i afrohet Maurizio Sarrit. Mesfushori i talentuar i Paris Saint Germain, Adrien Rabiot, ka mbërritur në Torino ku pritet të firmosë të hënën një kontratë 7 milionë euro në vit me kampionët e Italisë, ku i shtohen edhe bonuse të ndryshme.

https://twitter.com/juventusfc/status/1145373308738789376

Një kontratë “prej faraonësh”, i justifikuar edhe nga fakti që torinezët nuk do t’i paguajnë asnjë euro klubit parisien, nga momenti që kontrata e Raboit me këto të fundit ishte në përfundim.

Pritet që 24 vjeçari francez të kalojë vizitat mjekësore ditën e nesërme, për t’u rikthyer disa ditëve pushimesh, para fillimit të stërvitjeve.   

A2 CNN Livestream

Dita jonë