Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

KQZ e cunguar. Precedenti i vitit 2013, si u gjet zgjidhja?

Nga A2 CNN
30 Qershor 2019, 08:59 | Aktualitet
KQZ e cunguar. Precedenti i vitit 2013, si u gjet zgjidhja?

Në vitin 2013, Kolegji Zgjedhor hyri më shpejt në punë. Ndryshe nga vitet e tjera, kur pjesën intensive të aktivizimit e kishte pas proceseve elektorale, kryesisht për të vendosur mbi kontestimet e palëve për votimin apo numërimin.

Në 15 prill të 2013-s, mazhoranca e atëhershme demokrate shkarkoi anëtarin e LSI-së në KQZ, Ilirjan Muho. Ishte kjo kundërpërgjigjja për kalimin e Ilir Metës në koalicion me Edi Ramën. Dy ditë më pas, anëtarët e propozuar nga PS-ja, Denar Biba dhe Albana Shtylla, dhanë dorëheqjen e parevokueshme.

3 muaj nga zgjedhjet, KQZ mbeti me 4 anëtarë, ndërkohë që një pjesë e vendimeve kërkonin 5 vota që të quheshin të vlefshme. Për këtë erdhi në ndihmë kolegji dhe ndryshimet që PS e PD i kishin bërë një vit më herët Kodit Zgjedhor.

Ish-kryetarja e KQZ-së, Lefterije Luzi tregon: Komisioni u ndodh para një problematike të paprecedentë. Në vendimmarrje ishte e vështirë, por në rastet kur nuk bënte 5 votat, zgjidhej me Kolegjin Zgjedhor”.

Madje dhe shpërndarja e mandateve, ashtu sipas të gjitha gjasave do të ndodhë dhe në 2019-n, u bë nga Kolegji Zgjedhor.

Në zgjedhjet pasardhëse, KQZ u plotësua. Disa prej anëtarëve ishin të njëjtë. Dhe situate vazhdoi e qetë deri në vitin 2018. 4 prej anëtarëve u mbaronte mandati. PS njoftoi se i takonin asaj mandatet e Vera Shtjefnit e Hysen Osmanajt, të zgjedhur asokohe si anëtarë të mazhorancës parlamentare dhe që duhej t’i kishte po mazhoranca. LSI humbte anëtarin e saj, ndërsa PD do të kishte dy të tillë.

Nga aleatët e djathtë, me anëtarë mbetej vetëm PR-ja, që pas konsensusit Rama-Basha të vitit 2017, kishte përfaqësues Denar Bibën.

Pas denoncimeve nga foltorja e partisë dhe në kushtet e bojkotit të Parlamentit, PD refuzoi të dergonte emrat e saj për anëtar KQZ-je, duke e lënë institucionin me 5 anëtarë. Deri në dekretin e dytë të Presidentit Ilir Meta që anulonte pa afat zgjedhjet, mes Klement Zgurit të vetëm para katërshes së mazhorancës, nuk ishin shënuar sherre.

Ashtu si në vitin 2013, ajo që nuk gjen zgjidhje me votën e anëtarëve, do ta gjejë me atë të kolegjit.  

A2 CNN Livestream

Dita jonë