KQZ: Pjesëmarrja në votime deri në orën 11:00 është rreth 12%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në deklaratën e parë për shtyp gjatë ditës së zgjedhjeve, jep detaje për pjesëmarrjen e qytetarëve në votime dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Sipas zëdhënëses së KQZ, pjesëmarrja në votime deri në orën 11:00 ka qenë rreth 12 për qind.

KQZ njofton se janë  hapur të gjithë qendrat e votimit në të gjithë vendin, duke përjashtuar 7 Qendra Votimi në Postrribë të Shkodrës. Gjithashtu bëhet me dije se Qendrat e Votimit në KZAZ nr.6 në Vaun e Dejës janë hapur të gjitha, pavarësisht vonesave.

KQZ iu bëri thirrje qytetarëve të dalin në votime pasi vetëm përmes votës mund të dalin zgjidhjet në demokraci.

Shkarkoni aplikacionin e A2