Mbetet 27 orë e bllokuar në ashensor, shpëton nga vapa falë…verës

ascensore 1024x535 600x338

Një gotë me verë të zgjat jetën, thonë italianët. Por që një gjë të tillë mund ta bënte edhe një kasë e tërë me shishe, kjo nuk ishte e dëgjuar më parë.  

Por është pikërisht kjo eksperienca e një zonje italiane në Padova që teksa po çonte shishet në bodrumin e saj, mbeti e mbyllur në ashensor. Të kota ishin britmat, komshinjtë ndoshta ishin tashmë nëpër plazhe dhe celulari ndodhej në çantën e saj në shtëpi.

Një situatë e pakëndshme por që mund të shndërrohet në ferr me temperaturat e këtyre ditëve.  Zonja kishte vetëm një mënyrë për mos t’u dehidratuar, pirja e verës që kishte me vete. Në këtë mënyrë zonja rezistoi plot 27 orë, deri sa e bija që jetonte afër, e alarmuar nga mos përgjigja e të ëmës, kishte ardhur të kontrollonte.

Zjarrfikësit nxorën për pak minuta zonjën nga ashensori, dhe nuk u desh që të shkonte në urgjencë, pas një dushi freskues dhe një shishe të freskët…uji.