Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Në Finiq votim kolektiv. Delvinë, sekretarja e KZAZ kandidate për Këshillin Bashkiak

Nga A2 CNN
30 Qershor 2019, 18:19 | Aktualitet
Në Finiq votim kolektiv. Delvinë, sekretarja e KZAZ kandidate për

Në Finiq janë regjistruar pamje filmike në qendrën e votimit, ku është lejuar votimi kolektiv ose familjar. Siç duket edhe nga pamjet, në të paktën dy raste, janë lejuar personat dyshe dyshe që të votojnë në të njëjtën kabine. Kjo situatë nuk është penguar nga anëtarët e komisionit të qendrës së votimit.

Ndërkohë nga KZAZ e Delvinës vjen denoncimi që sekretarja e kësaj KZAZ-je, Ilva Boci rezulton të jetë edhe e dyta në listën e këshilltarëve të PS për Këshillin bashkiak, gjë të cilin ja ndalon kodi Zgjedhor.

A2 CNN Livestream

Dita jonë