“Nga ora 13:00 nuk kishte më votues”, kreu i KZAZ-së mbyll qendrën e votimit përpara kohe

Në ambientet e KZAZ-së nr.42 në Kavajë është dorëzuar kutia e parë.

Kutia ka mbërritur 25 minuta përpara mbylljes zyrtare të votimeve. Kutia 2160 është dorëzuar pasi, sipas atyre që e dorëzuan, nga ora 13:00 nuk është paraqitur më asnjë person për të votuar.

Por, kjo kuti e dorëzuar nuk pranohet nga komisionerët, pasi nuk është respektuar orari.

“Aq janë votuesit. 100 shtëpi janë gjithsej në atë zonë. Nga ora 13:00 nuk erdhi më asnjë person”, theksoi kreu i KZAZ-së.

Shkarkoni aplikacionin e A2