Paloka publikon videon: Rama vijon të blejë vota – A2

Paloka publikon videon: Rama vijon të blejë vota

Nënkryetari i Partisë Demokratike përmes një deklarate për shtyp deklaroi se edhe pse është i vetëm në garë, Edi Ramës i duhet të blejë vota për të fshehur braktisjen e madhe që shqiptarët i kanë bërë.  

“Përtej panoramës që po u kujton sot shqiptarëve votimet për partinë si në kohën e diktaturës, Edi Rama ka kryer një operacion kriminal për blerjen e votuesve. Edhe kur është i vetëm në votime, edhe kur kontrollon çdo hallkë të zinxhirit që ka lidhje me votën, Edi Ramës sërish i duhet të blejë votues, i duhet të vjedhë, i duhet të manipulojë rezultatin. Këtë herë Edi Ramës i duhet pjesëmarrja për të fshehur braktisjen masive të shqiptarëve. Për këtë arsye, ai ka vënë sërish në funksionim skemën kriminale të blerjes së votuesve”, u shpreh Paloka

Nënkryetari i PD publikoi dhe një video ku sipas tij shfaqen njerëz të PS dhe Bashkisë së Tiranës duke kryer veprën penale të blerjes së votës.

Shkarkoni aplikacionin e A2