Partia Demokratike përgënjeshtron shifrat e KQZ-së: Nuk kanë marrë pjesë në votime 15% e popullsisë – A2

Partia Demokratike përgënjeshtron shifrat e KQZ-së: Nuk kanë marrë pjesë në votime 15% e popullsisë

Partia Demokratike ka përgënjeshtruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) lidhur me shifrat e paraqitura prej këtij institucioni përsa i përket pjesëmarrjes në votime.

KQZ deklaroi se deri në orën 15:00 kanë marrë pjesë në votime 15% e popullsisë, por Sekretari për Zgjedhjet në PD, Ivi Kaso, tha se në të vërtetë deri në këtë orë kanë votuar vetëm 10% e popullsisë.

“Operacioni më i madh që po kryen Rama sot është falsifikimi. KQZ është në krye të këtij operacioni, duke mashtruar për numrin e vërtetë të atyre që kanë votuar. Pjesëmarrja faktike ka qenë 6% deri në orën 11:00. Pjesëmarrja deri në orën 15:00 është 10%. KQZ është një vegël e paligjshme në duart e Ramës”, u shpreh Kaso.

“Partia Demokratike paralajmëron kamikazët politikë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të mos i shkojnë deri në fund planit për falsifikimin e pjesëmarrjes. Lojërat e pista me telefona të prishur nxjerrin zbuluar paligjshmërinë e kësaj KQZ-je me 4 anëtarë të PS-së në shkelje të ligjit. Arsyeja se pse KQZ nuk evidenton, ndalon dhe raporton shkeljet flagrante të ligjit, që nga votuesit shëtitës që votojnë disa herë, deri tek komisionet e votimit me nga 1 anëtar që mbushin kutitë e votimit, që nga votimi në grup deri tek votimi i hapur, raste të gjitha të denoncuara nga media, është sepse KQZ-ja është një vegël e paligjshme në duart e Edi Ramës dhe në shërbim të farsës së gatuar prej tij. Megjithëse vetë kandidon, vetë voton, vetë numëron dhe vetë shpall rezultatin, paniku i Edi Ramës duket qartë. Asgjë dhe askush nuk mund ta fshehë braktisjen dhe refuzimin e tij”, shtoi Kaso.

Shkarkoni aplikacionin e A2