Patozi: 1 Korriku, erë e re e stabilitetit politik – A2

Patozi: 1 Korriku, erë e re e stabilitetit politik

30 qershori është një ditë normale votimi, ndërsa zgjedhjet janë të cunguara. Kështu u shpreh koordinatori i Bindjes Demokratike Astrit Patozi, forcës politike që garon ndaj socialistëve në disa prej bashkive të vendit.

“Në fakt sot nuk është as festë as ditë zie. Është një ditë normale votimi, që Shqipëria duhet ta kapërcejë. Janë zgjedhje të cunguara, dhe nuk është dita sot për të folur për përgjegjësit. Por sot ishte më mirë te kishim këto zgjedhje sikur mos të kishim fare, sepse është i vetmi instrument në një vend demokratik për të ndërruar qeverisjen”, komentoi Patozi.  

Koordinatori i Bindjes shtoi se ndihet optimist për atë që mund të ndodhë pas përfundimit të zgjedhjeve. “Vinim nga zgjedhjet e fundit, dy vite më parë, pas një procesi nga më miqësorët e mbajtura ndonjëherë, ku socialiste dhe demokrate përqafoheshin, por pas atyre zgjedhje nuk pati stabilitet dhe shkuam në krizën më të thellë politike që kemi patur, kështu që nuk është çudi që pas këtyre zgjedhjeve të kemi një periudhë normaliteti, madje besoj se pas datës 1 korrik vendi do të hy në një periudhë të re të komunikimit politik dhe stabilitetit”, përfundoi Patozi.

Shkarkoni aplikacionin e A2