Petrit Vasili: Votime moniste, ditë të zeza për shqiptarët

“Ditë të zezë për shqiptarët dhe votime moniste”. Kështu i ka konsideruar nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim zgjedhjet e së dielës. Sipas Petrit Vasilit, kriza në vend është thelluar dhe është bërë më e rëndë dhe kjo dhe për shkak të votimeve farsë të organizuara nga qeveria.

Statusi i plotë i Petrit Vasilit

“Këto janë ditët më të zeza për shqiptarët. Këto janë votime moniste vetëm për pushtetin personal të Edi Ramës dhe të oborrit të hajdutëve të tij. Kriza është thelluar dhe është bërë shumë më e rëndë! Njësoj si në kohët e vjetra, kur votimet moniste ishin fasadë e regjimit komunist. Këto zgjedhje janë vetëm për Ramën, Dakon, Gjiknurin, Avdylajt, Habilajt. Faktet nuk kanë ndryshuar: lidhjet e krimit me Edi Ramën, pushteti i një njeriu që komandohet nga krimi, korrupsioni i shfrenuar, koncesionet si hajdutëri pa fre. Asgjë nuk ka ndryshuar, por po bëhet shumë më keq për njerëzit! Votues, vëzhgues, komisionerë, numërues është vetëm Partia! Vetë votojnë, vetë “numërojnë”, vetë shpallin rezultatin. Votues, numërues, komisionerë është vetë Partia. Këto janë zgjedhje të brendshme partiake të PS.”

Shkarkoni aplikacionin e A2