Spanja, kampione e Europës për 21-vjeçarë

21-vjeçarët e Spanjës janë shpallur Kampionë të Europës në futboll pasi mundën në finale shpresat e Gjermanisë me rezultatin 2-1.

Spanja kaloi e para në avantazh që në minutën e shtatë me një gol fantastik nga Ruiz, i cili goditi bukur nga jashtë zonës, duke mposhtur portierin.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa Gjermania tentoi disa herë për të gjetur golin e barazimit dhe rastet nuk munguan. Në momentin më të mirë të tyre, Olmo shënoi edhe golin e dytë për Spanjën.

Goli i vetëm për Gjermaninë u realizua 2 minuta para fundit të kohës së rregullt nga Amiri, por nuk kishte më kohë për një tjetër gol.

Shkarkoni aplikacionin e A2