Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Topalli fajëson Bashën: Nga sot, PD nuk ka më asnjë pushtet

Nga A2 CNN
30 Qershor 2019, 23:22 | Politikë
Topalli fajëson Bashën: Nga sot, PD nuk ka më asnjë pushtet

Për Jozefina Topallin, nga sot Partia Demokratike praktikisht nuk është më. Ish-nënkryetarja e PD-së reagon pas rezultatit të zgjedhjeve vendore, duke theksuar se pas 3 dekadash, PD nuk ka më asnjë pushtet dhe për këtë fajëson Lulzim Bashën, që pas urdhrit të tij për djegien e mandateve.

Me mos-hyrjen në zgjedhje, sipas Topallit, lideri demokrat ja dhuroi të gjitha pushtetet Ramës. Ndërsa akuzon drejtpërdrejtë Lulzim Bashën për dështimet e tij të muajve të fundit, nga revolucioni e deri tek qeveria teknike, Topalli e quan kryeopozitarin eksperimentin më të pamerituar, për demokratët dhe për partinë.

Ish-kryetarja e Parlamentit në kohën e qeverisë Berisha, thekson në fund se tashmë është koha për të ringritur Partinë Demokratike.

A2 CNN Livestream

Dita jonë