Trump, i pari President i SHBA në Korenë e Veriut

Donald Trump dhe Kim Jong-un shtrëngojnë sërish duart dhe këtë herë Presidenti Amerikan bën historinë.

Trump bëhet i pari president amerikan në detyrë, i cili viziton Korenë e Veriut, duke kaluar kufirin gjatë takimit me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, në zonën e çmilitarizuar.

Dy liderët u takuan fillimisht në fshatin kufitar Panmunjom, ndërsa më pas Trump kaloi vijën ndarëse të kufirit ndërmjet të dy Koreve. “Më vjen mirë që ju shoh sërish. Nuk e kam pritur kurrë t’ju takoj në këtë vend”, i tha Kim Trump. “Ishte nder i madh ta kaloj atë vijë”, tha presidenti Trump. Më tej, pati edhe një ftesë për liderin e Koresë së Veriut për të vizituar Shtetet e Bashkuara. Presidenti Trump tha të shtunën se takimi do të zgjasë vetëm dy minuta. Megjithatë, bashkëbisedimi zgjati me shumë dhe të dy udhëheqësit u futën në një ndërtesë aty pranë për të biseduar më tej.

Shkarkoni aplikacionin e A2