Voltana Ademi: I dhamë përgjigjen e merituar regjimit përmes braktisjes totale!

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, u shpreh se qytetarët e Shkodrës sot i treguan “regjimit” se ata janë “shumica”.

“Kemi kaluar një ditë të vështirë! Përballë një shtetrrethimi, i mbështetur edhe nga struktura kriminale, ia kemi dalë t’i tregojmë regjimit se NE jemi shumica, ne jemi QYTETARËT e SHKODRËS që me shumë qytetari, i dhamë përgjigjen e merituar përmes BRAKTISJES totale! Sot nuk ishin votime, ky ishte REFERENDUM! Shkodranët, nga Thethi në Velipojë, nga Zogajt në Gurin e Zi, e bojkotuan masivisht diktaturën! Shkodra qëndroi, nuk u nënshtrua, duke i dhënë zemër dhe shpresë gjithë Shqipërisë, ashtu si në vitin 1990”, shkruan Ademi në Facebook.

“Ky është lajmi i ditës! Rilindja detyroi me anë të presionit qindra persona të votonin, por nuk ia doli dot! Pa llogaritur votat e pavlefshme, të cilat janë të shumta si kurrë më parë”, shton Ademi.

Shkarkoni aplikacionin e A2