Voton Erion Braçe: Komisionerët të zbatojnë vetëm ligjin – A2

Voton Erion Braçe: Komisionerët të zbatojnë vetëm ligjin

Zv/kryeministri Erion Braçe ka qenë zyrtari i parë i lartë i qeverisë Rama që ka votuar për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Braçe ka ushtruar të drejtën e votës në Qendrën e Votimit tek Liceu Artistik që në momentet e para të hapjes së tyre.  

Pas votimit, Erion Braçe iu bëri thirrje qytetarëve që të dalin dhe të marrin pjesë në këto votime. Numri 2 i qeverisë deklaroi se është shumë e rëndësishme që zgjedhjet po zhvillohet në datën e caktuar dhe iu kërkoi komisionerëve që të zbatojnë ligjin.

“Ka që nga data 1 janar që përpjekja është t’iu ndalohet qytetarëve e drejta për të votuar, jo për të marrë pjesë. Kështu që siç e shihni zgjedhje ka, zgjedhjet po bëhen në datën e caktuar. Kjo është e rëndësishme. Zgjedhjet i delegjitimon mungesa e standardit. Thirrje të gjithë komisionerëve kudo që janë të zbatojnë vetëm ligjin” u shpreh zv.kryeministri Braçe.

Shkarkoni aplikacionin e A2