“Winston Churchill mund të ketë qenë homoseksual”

Një nga udhëheqësit më të vlerësuar të Britanisë së Madhe, Winston Churchill, mund të ketë qenë homoseksual.

Kështu thotë historiani dhe komediani Charlie Higson, sipas të cilit, kur ishte rreth 20 vjeç, Churchill “sillej si Oscar Wilde dhe ia luante oficerëve” dhe vetëm ndërhyrja e nënës së tij e ndihmoi që të shmangte akuzat në një kohë kur homoseksualiteti ishte i paligjshëm.

“U martua me femër, por ka mundësi që të ketë qenë homoseksual. Nëna e tij e ndihmoi që të shpëtonte nga disa akuza të kolegëve të tij oficerë”, tha Higson në një event në Angli.

Winston Churchill ka qenë kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar nga viti 1940 deri në vitin 1945, kur udhëhoqëi Britaninë në fitore në Luftën e Dytë Botërore.

Shkarkoni aplikacionin e A2