Zgjedhjet për Tiranën, voton Veliaj: Vendosim të ardhmen e qytetit – A2

Zgjedhjet për Tiranën, voton Veliaj: Vendosim të ardhmen e qytetit

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili garon për një mandat të dytë në këtë drejtimin e kryeqytetit votoi në Qendrën e Votimit në Parkun Olimpik. Erion Veliaj ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.

Në këto zgjedhje Erion Veliaj garon përballë kandidatit të Bindjes Demokratike, Arben Skënderi.

“Kjo është një ditë fantastike, e bukur me diell për Tiranën tonë. Jam shumë i emocionuar sot, teksa vendosim se si do të shkojë qyteti. Iu bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin dhe të votojnë. Unë e di që ka parti që kanë bindje demokratike që kanë inate të vjetra, që kanë pazare të pambyllura, por këto zgjedhje janë për qytetin tonë, për mënyrën si do të vazhdojë Tirana jonë. Përdorimi I zgjedhjeve për të larë hesape që dikush ka me të kaluarën, nuk më bën sens. Ndaj dhe jam i lumtur që shikoj që në gjithë qytetin ka radhë për të marrë pjesë, për të votuar. Falenderoj shumë dhe garuesin tjetër, është një çun Tiranë dhe pavarësisht bindjeve të ndryshme, kemi vendosur që fëmijët tanë t’i rrisim këtu. Këtë qytet ta kemi shtëpinë tonë. Këto zgjedhje janë për ato që na bashkojnë”, u shpreh kryebashkiaku Veliaj, pasi ushtroi të drejtën e votës.

Shkarkoni aplikacionin e A2