
Kreu i KQZ-së, Klement Zguri ka deklaruar se orari i votimit nuk mund të shtyhet.
Zguri sqaroi se procesi është i përcaktuar në Kodin Zgjedhor e askush nuk mund të dalë mbi të: “Votimi fillon në 7:00 dhe mbyllet në 19:00. Po e sqaroj këtë pas disa informacioneve mediatike mbi shtyrjen e orarit në disa qendra votimi”.
“Është kërkesë e ligjit, nuk mundet askush ta kalojë këtë normë. Nuk ka asnjë kërkesë zyrtare në KQZ. Kur ndodhi në 2017, specifikisht më është bërë pyetje nga OSBE/ODIHR nga jemi nisur për të bërë këtë kapërcim”, u shpreh Zguri.