25 vjet nga vrasja e Escobar-it, kërcënohet me vdekje futbollisti pasi humbi penalltinë – A2

25 vjet nga vrasja e Escobar-it, kërcënohet me vdekje futbollisti pasi humbi penalltinë

25 vite nga vrasja e futbollistit Escobar, ekzekutimi i të cilit erdhi pasi shënoi një autogol që eliminoi kombëtaren nga Botërori “USA ‘94”, nga Kolumbia sërish vijnë lajme shqetësuese.

Kili siguroi gjysmëfinale e Kupës së Amerikës Latine, pasi fitoi me 11-metërsha ndaj Kolumbisë. Vendimtare rezultoi penalltia e humbur nga mbrojtësi 29-vjeçar i Santa Fe, William Tesillo.

Pas këtij episodi, mediat kanë raportuar se futbollisti ka marrë kërcënime me vdekje. Madje, jo vetëm ai, por edhe familjarë të Tesillo-s.

Teksa foli për “Radio Caracol”, babai i futbollistit nuk ka fshehur shqetësimin. “Ne po lutemi, por duhet të kuptojnë se në futboll nuk mund të marrësh vetëm fitore”, ka thënë ai.

Shkarkoni aplikacionin e A2