Aeroplani përplaset në aeroport, 10 të vdekur – A2

Aeroplani përplaset në aeroport, 10 të vdekur

Tragjedi ajrore në qiellin e Teksasit. Një aeroplan i vogël dy motorësh është përplasur me një hangar duke marrë flakë, në aeroportin e Addison, 10 kilometra nga Dallasi.

Si pasojë 10 persona, pasagjerët dhe ekuipazhi, kanë ndërruar jetë.

Ende nuk dihen identiteti i viktimave dhe shkaqet e tragjedisë, edhe pse disa dëshmitarë thonë se një nga motorët është shkëputur pak para impaktit.

Shkarkoni aplikacionin e A2