Fatmir Mediu: Qytetarët refuzuan këtë qeverisje të korruptuar

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka bërë një deklaratë për mediat pas takimit që kryetari i PD, Basha zhvilloi me aleatët, një ditë pas zgjedhjeve të 30 qershorit.

Fatmir Mediu deklaroi para gazetarëve, në përfundim të takimit, se qytetarët treguan vlerat me anë të refuzimit të kësaj qeverie të korruptuar. Sipas Mediut dhe OSBE/ODIHR me anë të raportit të tij tregoi se zgjedhjet nuk plotësuan asnjë lloj standardi.

“Qytetarët shqiptarë treguan dhe një herë në maksimum vlerat e tyre duke refuzuar tashmë një qeverisje të korruptuar, por edhe një proces farsë elektoral, që vërtetohet më së miri dhe me qëndrimin e OSBE/ODIHR sot me raportin, ku thuhet se nuk është plotësuar asnjë lloj standardi. Kjo është e papranueshme pas 30 vjetësh demokraci në një vend anëtar të NATO”, deklaroi Mediu.

I pyetur nga gazetarët nëse opozita do të kërkojë hapjen e kutive, Mediu u shpreh se çdo gjë që i shërben procesit dhe bën transparencë për zgjedhje të lira e të ndershme është një gjë që duhet bërë.

Shkarkoni aplikacionin e A2