Ironia e Metës: U tejkalua plani në votimet socialiste. Do të shpik dekoratën e “Heroit të votave socialiste”

Presidenti Ilir Meta, me anë të një postimi në Facebook, pasi uroi qytetarët që nuk u konfrontuan me njëri-tjetrin ditën e djeshme, ironizoi zgjedhjet lokale.

“Përsa i takon tejkalimeve të planit në votimet socialiste, asnjë surprizë nuk kisha. Tani më duhet të “shpik” një dekoratë të re, që besoj me ndihmën e Kuvendit socialist do miratohet, atë të “Heroit të votave socialiste”, shkruan Meta në rrjetin social, ku postoi edhe një video “për të shijuar rikthimin e kohës së votimeve kolektive”.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN