
Juventusi, gjatë 20 viteve të fundit, ka arritur të sjellë në Torino futbollistë të mëdhenj me kosto zero.
Sezonin e ardhshëm, “Zonja e Vjetër” do të ketë në ekip Aaron Ramsey dhe Adrien Rabiot. Të dy mesfushorët, që më parë luanin me Arsenal dhe PSG, nuk rënduan në arkat e klubit, pasi për ta nuk u shpenzua asnjë euro.
Në galerinë e mësipërme ju ftojmë të zbuloni goditjet e mëdha të bardhezinjve pa “futur dorën në xhep”.
Aaron Ramsey dhe Adrien Rabiot Emre Can, falas nga Liverpool në sezonin 2018-2019 Dani Alves, falas nga Barcelona në sezonin 2016-2017 Sami Khedira, falas nga Real Madrid në sezonin 2015-2016 Sezoni 2014-2015: Kingsley Coman merret nga PSG me kosto zero 2013-2014: Marcos Llorente vjen nga Athletic Bilbao falas 2012-13: Juventusi merr 3 yje me kosto zero: Paul Pogba (Manchester United), Lucio (Inter) dhe Nicolas Anelka (Shanghai) 2011-12: Andrea Pirlo vjen falas nga Milani 2010-11: Luca Toni afrohet pa kosto nga bardhezinjtë 2009-10: Juventusi përforcohet me Fabio Cannavaron pasi mbrojtësi përfundoi kontratën me Real Madrid 2007-08: Hasan Salihamidzic (Bayern) vjen si lojtar i lirë 2006-07: Cristiano Zanetti vjen me kosto zero nga rivalët e Interit 2005-06: Robert Kovac (Bayern) vjen me kosto zero në Torino 2004-05: Jonathan Zebina përforcon Juven pasi mbaron kontratën me Romën 1999-2000: Van der Saar vjen falas te Juventusi