Kryemadhi: Shqiptarët refuzuan monizmin, tani opozita të marrë përsipër zgjidhjen e krizës

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka cilësuar sot rezultatin e zgjedhjeve në vend si “tentativë e dështuar e një shteti monist”.

Por sipas saj, “refuzimi total i qytetarëve është një sinjal madhor, por edhe përgjegjësi për opozitën”.

Kjo përgjegjësi nënkupton sipas saj që opozita e bashkuar nuk duhet të fokusohet vetëm në “ denoncimin e krimeve të Ramës apo në sensibilizimin e ndërkombëtarëve” por veçanërisht duke  “marrë përsipër zgjidhjen e krizës, sepse shqiptarët presin nga opozita një sistem që i garanton të drejtën e zgjedhjes, një ekonomi që iu garanton të ardhmen dhe që t’i mos asfiksojë”.

Kryemadhi bëri një autokritikë kur tha se “kush më shumë e kush më pak kemi ngritur në pushtet një njeri të papërgjegjshëm dhe i lidhur me krimin e organizuar” duke iu referuar kryeministrit shqiptar, që sipas saj po e çon vendin “drejt një izolimi total dhe të pakthyeshëm”.

Shkarkoni aplikacionin e A2