“Mbreti” ia merr një sy gjumë mbi pemë

Luanët nuk njihen si kafshë që ngjiten në pemë. Por disa prej tyre në Parkun “Mbretëresha Elizabeth” në Uganda kanë zgjedhur pikërisht këtë mënyrë, për t’i shpëtuar temperaturave të larta të verës. Fotografitë u bënë nga fotografi britanik Vince Burton, i cili u shpreh për “Daily Mail” se nuk kishte parë asnjëherë që luanët të bënin një veprim të tillë. Në tokë, apo në pemë, gjithsesi luanët mbeten të mrekullueshëm.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN