Më shumë vota se votues, kandidatja në Urën Vajgurore: Gabimin e ka KQZ

Mosrakordimi i shifrave të fletëve të votimit në raport me votuesit u raportua fillimisht në Urën Vajgurore, ku kandidatja Juliana Mema, referuar të dhënave nga KQZ, rezultoi të kishte marr 1766 vota më tepër se numri i qytetarëve që morën pjesë në votim në këtë zonë.

Por, për kandidaten, problemi qëndron të KQZ.

“Sipas dokumentit të lëshuar nga KZAZ, nga një proces shumë i rregullt dhe nën vëzhgimin e OSBE-ODIHR, rezulton të jetë rezultati që unë ju parashtrova: 8026 votues dhe 7666 fleta të vlefshme. Ajo që unë di është ky dokument.

Unë do të isha shumë e nderuar që të kisha garë dhe të jeni të bindur se do të kisha dalë shumë më mirë përmes garës”, u shpreh Mema.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN