Më tepër vota sesa votues, reagon KQZ – A2

Më tepër vota sesa votues, reagon KQZ

Nga rezultatet paraprake të dala deri tani nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në disa bashki ka më shumë vota sesa numri i personave që morën pjesë në zgjedhje.

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili tha se “kjo është një maskaradë dhe krim zgjedhor, i konsumuar nga Edi Rama dhe rilindja e tij”. Por, disa minuta më vonë erdhi edhe reagimi i KQZ-së.

“KQZ sqaron se të dhënat e pasqyruara në intervale periodike kohore gjatë ditës së djeshme, janë informacione të siguruara me telefon nga komisionet e qendrave të votimit. Është theksuar disa herë se nuk janë rezultate përfundimtare dhe mund të ketë edhe mospërputhje, të cilat do të adresohen nga KQZ-ja në momentin e nxjerrjes së rezultatit përfundimtar”, shpjegoi zëdhënësja e këtij institucioni.

“Në dilemën për të mos dhënë asnjë informacion apo për të dhënë një informacion paraprak, kemi zgjedhur këtë të fundit, por pa pretenduar saktësinë absolute, që vjen vetëm në përfundim të procesit. Kjo problematikë mund të zgjidhet vetëm në rast se procesi i votimit bëhet tërësisht përmes teknologjisë”, shtoi zëdhënësja e KQZ-së.

Shkarkoni aplikacionin e A2