Mziu e sfidoi s’e nuk do të lëshonte karrigen, i përgjigjet Rakip Suli

Nga A2 CNN
1 Korrik 2019, 21:13 | Politikë
Mziu e sfidoi s’e nuk do të lëshonte karrigen, i përgjigjet

“Nesër faktori ndërkombëtar do t’i quajë zgjedhjet e paligjshme. Në 13 tetor unë sfidoj këdo me një garë të hapur dhe jam i sigurt se do të jetë fitorja ime më e thellë”.

Kështu u shpreh një ditë më parë, Xhelal Mziu kreu i bashkisë së Kamzës për A2 CNN. Ndërsa ditën e sotme, i pyetur mbi këtë deklaratë nga gazetarja e A2 CNN Anduena Llabani, kandidati i PS në zgjedhjet e 30 qershorit, Rakip Suli u shpreh se Mziu e refuzoi sfidën të merrte pjesë në farë, ndërsa tha se karrigia nuk është personale.

“Ai është larguar nga gara dhe nuk e di se për çfarë sfide ka folur. Ai i ka ikur sfidës. Unë nuk habitem nga ky zotëri, pasi ai kaq logjikë ka. Atij i duket se karrigia është personale dhe nuk di që ajo është e shtetit dhe e qytetarëve”, tha Suli.

Sa i përket pjesëmarrjes së ulët, ai u shprehej: “Nëse nuk do të kishte një pengesë nga punonjësit e Bashkisë së Kamzës, me në krye ish-kryetarin e larguar, pjesëmarrja do të ishte 3 herë më e lartë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos