Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Pamjet e papublikuara nga shembja e urës “Morandi”

Nga A2 CNN
1 Korrik 2019, 20:29 | Bota
Pamjet e papublikuara nga shembja e urës “Morandi”

Forcat e Policisë në Itali publikuan një video të re ku shfaqet shembja e urës Morandi në Xhenova. Sipas Guardia di Finanza, këto pamje të pashfaqura ndonjëherë, janë regjistruar nga kamerat e sigurisë të një kompanie që e ka selinë shumë pranë mbikalimit.

Videoja është marrë si provë nga prokuroria për të zbuluar shkaqet e shembjes së strukturës së urës. Ekspertët, të bazuar dhe në minutazhin e videos, shprehen se e gjithë ngjarja ka ndodhur brenda 14 sekondave.

https://www.youtube.com/watch?v=LgLzv7Rb-ak

Pak ditë më parë ura “Morandi” u hodh në erë për t’u rindërtuar edhe një herë nga e para. Për të rrëzuar dy këmbët e urës u desh mbi një ton dinamit.

Në tragjedinë e 14 gushtit të vitit të kaluar humbën jetën 42 persona, mes tyre edhe dy shqiptarë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli