Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Rama: Gati për paqe politike, por jo pazare

Nga A2 CNN
1 Korrik 2019, 01:16 | Politikë
Rama: Gati për paqe politike, por jo pazare

Pa filluar ende numërimi i votave, Edi Rama doli në selinë e Partisë Socialiste për të shpallur fitues e të humbur. “Sot fitoi e ardhmja, fitoi shteti, fitoi forca e politikës, qytetaria, shpresa. Fitoi me të drejtë e me dinjitet”, tha Rama. Po socialistët çfarë fituan? “Ne nuk fituam ndonjë betejë zgjedhore të radhës për mandatin e ardhshëm të bashkive, por fituam luftën për zgjedhjet e të gjitha radhëve”.

Kjo mazhorancë ka meritën që nuk zgjodhi rrugën e shkurtër të bashkëjetesës me të keqen, duke shtyrë zgjedhjet – tha Rama - për të blerë lirë një shtensionim të gënjeshtërt të situatës. Por kryesocialisti ftoi partinë e tij të mos e lexojë gabim 30 qershorin. “Asnjë iluzion të mos ushqejë askush ndër ne, nuk kemi bërë vetëm punë shumë të mirë, por kemi bërë edhe disa punë, që më mirë të mos i kishim bërë fare, sepse i kemi bërë gabim”.

Socialistët duhet të ndreqin veten, thotë Edi Rama, duke nisur që këtë korrik. Pranon se plaga e hapur me opozitën kërkon kurim dhe shton se dora e tij është e shtrirë. “Nëse duan paqe politike, paqe do të ketë. Dhe paqja mund të fillojë vetëm duke u tërhequr, pak e nga pak, por në mënyrë të dukshme, nga sulmet për Shqipërinë në gjuhë të huaj. Nëse duan marrëveshje, marrëveshje do të kenë”, shtoi Kryeministri.

Reforma zgjedhore mbetet sfidë e përbashkët, ndërsa reformën në drejtësi, nuk e prek. Drejtësisë, thotë Rama, nuk do t’i shpëtojnë as socialistët. Për të falënderuar socialistët që e mbështesin, përdori një shprehje që tregoi se ia thotë Zaho. “E di që s’ka se si të mjaftojë, por s’kam se si ta them ndryshe... Ju dua shumë fare...”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani