Rama për “Al Jazeera”: Tangoja vallëzohet dyshe, opozita të reflektojë

Kryeministri Edi Rama vazhdon të lëshojë mesazhe pajtimi ndaj opozitës. Tangoja vallëzohet dyshe, tha kreu i ekzekutivit në një intervistë për “Al Jazeera”, duke e cilësuar vendimin për bojkot një katastrofë për vetë opozitën.

“Politika duhet të bëjë punën e vet për të bashkuar vendin. Por natyrisht tangoja vallëzohet dyshe. Shpresoj që miqtë tanë në opozitë të reflektojnë dhe të kuptojnë se ajo që bënë është një katastrofë për vetë ata”, tha Rama.

Edhe të dielën, pas mbylljes së procesit të votimit, kryeministri u shpreh i gatshëm për paqe politike. Rama e ftoi opozitën në dialog pa kushte, si shprehje të vullnetit për t’u angazhuar për çeljen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. 

Shkarkoni aplikacionin e A2