Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Raporti paraprak i OSBE/ODIHR, Bylykbashi: Më i ashpri në 20 vite

Nga A2 CNN
1 Korrik 2019, 17:36 | Politikë
Raporti paraprak i OSBE/ODIHR, Bylykbashi: Më i ashpri në 20 vite

Oerd Bylykbashi komentoi raportin paraprak të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 30 qershorit, duke e vlerësuar atë si më të fortin në 20 vitet e fundit.

https://a2news.com/2019/07/01/osbe-odihr-perplasja-politike-la-votuesit-pa-mundesi-zgjedhjeje/

“Mungesa e zgjedhjes i ka bërë këto zgjedhje nul. ODIHR i tha shqiptarëve se ata nuk patën mundësi për të zgjedhur dhe se kandidatët e qeverisë nuk kishin rivalë, por pavarësisht kësaj qeveria nuk mori në konsideratë të drejtën për të zgjedhur.

https://a2news.com/2019/07/01/me-shume-vota-se-sa-votues-glover-shpresoj-qe-autoritetet-te-merren-me-kete/

ODIHR deklaroi pas asnjë ekuivokë se e vetmja gjykatë për të shqyrtuar dekretet e presidentit të Republikës është Gjykata Kushtetuese. Sipas ODIHR, Kodi Zgjedhor u dhunua. Kjo është deklarata paraprake më e fortë dhe më e ashpër që ka bërë ndonjëherë në 20 vitet e fundit OSBE/ODIHR, duke kritikuar rëndë rolin e qeverisë. Kjo deklaratë bëri nul të gjitha përpjekjet e Ramës dhe organizimin e një farse zgjedhore më 30 qershor”, u shpreh Bylykbashi.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani