Rudina Hajdari kritika Bashës: Ringritja e të djathtës domosdoshmëri – A2

Rudina Hajdari kritika Bashës: Ringritja e të djathtës domosdoshmëri

Deputetja demokrate Rudina Hajdari sulmoi kreun e PD, Lulzim Basha pas publikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 30 qershorit. Sipas deputetes Hajdari duhet të marrë fund ideja e ardhjes në pushtet me dhunë.

“Ndonjëherë duhet të dështosh tërësisht në diçka në mënyrë që të marrësh drejtimin e duhur. Mungesa e demokracisë brenda partive ka shkatërruar vijat ideologjike, duke e lënë vendin pa një të djathtë dhe me një autokrat. 
Çfarë do ndodhë nga sot e në vazhdim do jetë vendimtare për të djathtën. Ringritja e së djathtës klasike është e domosdoshme dhe teoria e ardhjes në pushtet me forcë duhet të marrë fund”, shkruan Hajdari në rrjetin “Facebook”.

Mbrëmjen e së dielës dhe ish nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli lëshoi akuza të ashpra ndaj kreut të demokratëve Lulzim Basha.

Shkarkoni aplikacionin e A2