Sotiraq Filo: Aritmetika e Bashës për konsum politik

Kryebashkiaku i sapokonfirmuar për një mandat të ri në Bashkinë e Korçës, Sotiraq Filo ka dhënë një intervistë për A2 CNN ku ironizoi dhe kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha i cili tha më parë se 85% e shqiptarëve refuzuan të marrin pjesë në zgjedhjet farsë të organizuara nga qeveria.

“Kjo është një aritmetikë që vetëm zoti Basha mund ta kuptojë. Në fakt ai i referohet numri total të votuesve në listë, por e di shumë mirë dhe Basha e çdo shqiptar që për shembull pjesëmarrja në votime për Bashkinë e Korçës edhe kur kanë marrë pjesë të gjitha forcat politike nuk i ka kaluar 40%. Pra ajo është një aritmetikë për konsum politik”

Sipas Sotiraq Filos, arritja më e madhe e 30 qershorit ishte se pavarësisht një muaji të nxehtë të fushatës elektorale dhe skenave të dhunës në disa qytete u arrit të mbaheshin zgjedhje të lira, të qeta dhe të ndershme.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN